Një konflikt në familje është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14, në zonën e Shkozetit në Durrës.
Si pasojë e konfliktit, një grua është transportuar në spital, pasi dyshohet se është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen 14, shtetasi Xh. L., 43 vjeç, banues në lagjen 14, dyshohet se, pas një konflikti në familje me bashkëshorten e tij, shtetasen A. L., 38 vjeçe, banuese në lagjen 14, e ka plagosur atë në pjesën e kokës me mjet prerës (thikë).
Gjatë konfliktit, është dëmtuar edhe shtetasi Xh. L.
Si pasojë, të dy bashkëshortët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Aktualisht, të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e dinamikës së ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.



