Shpërndanin drogë në zonën e “Vollgës”, arrestohen dy persona dhe në Durrës

Shpërndanin drogë në zonën e “Vollgës”, arrestohen dy persona dhe në Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parkingu” në Durrës, duke sekuestruar dy pako me lëndë narkotike kanabis dhe 103 doza me kanabis. Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës kapën dhe vunë në pranga shtetasit Eduart Kullësi, 27 vjeç dhe Rolando Shala, 26 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Rolando Shala kishte masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe bashkëpunonte me shtetasin Eduart Kullësi, për të shitur në zonën e quajtur “Vollga”, Durrës, doza të lëndës narkotike kanabis të cilën e siguronte shtetasi Eduart Kullësi. Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Eduart Kullësi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 2 pako me lëndë narkotike kanabis, 103 doza me lëndë të dyshuar kanabis sativa, të gatshme për shitje, një peshore elektronike dhe 1000 qese farmaceutike që përdoreshin për ndarjen e lëndës narkotike në doza. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy