Veliaj i pandehur/ Zhabina: Në këmbim të lejeve të ndërtimit, biznesmenët kalonin para te OJF-të dhe kompanitë e Ajola Xoxës (VIDEO)

Veliaj i pandehur/ Zhabina: Në këmbim të lejeve të ndërtimit, biznesmenët kalonin para te OJF-të dhe kompanitë e Ajola Xoxës (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina, për marrjen si të pandehur dhe komunikimin e akuzave për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, thotë se ndaj tij janë zyrtarizuar katër akuza.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se për SPAK, Erion Veliaj nga i dyshuar është i pandehur dhe tani dosja për Prokurorinë e Posaçme është e përfunduar. 

Zhabina shtoi se hetimet zbuluan se në këmbim të lejeve të ndërtimit apo të tenderave, biznesmeët kalonin para te OJF-të dhe kompanitë e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa. 

Për prokuorin Olsi Dado nuk ka më veprime të tjera hetimore që duhet të kryhen. Është në tagrin e gjyqtarit paraprak që mund ta kthejë dosjen për hetime të mëtejshme, nëse e konsideron të paplotë. Por dhe mund ta kalojë dosjen siç është në gjyq themeli, aty ku caktohet një trupë gjyqtarësh që do të gjykojë zotin Veliaj. 

Prokurori i posaçëm Olsi Dado thotë se kjo skemë korrupsioni ka vazhduar ndër vite, këta persona, madje edhe në vendimin e gjykatës së Apelit kishte një argumentim të gjykatës ku nga mënyra si këta persona kanë vepruar me njeri tjetrin, zoti Veliaj, zonja Xoxa dhe biznesmeni Elman Abule, të krijohet përshtypja se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Kur të shkojë dosja në seancën paraprake do të ketë debate, por jo vetëm në rastin e zotit Veliaj, gjykata qoftë e shkallës së parë dhe Apelit ka pasur debate për mënyrën si janë formuluar akuzat. 

Veliaj kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në Apel dhe kam përshtypjen se deri diku këto ishin vendime të pritshme të këtyre gjykatave, pasi dhe në raste të tjera të zyrtarëve të lartë për akuza të ngjashme, vijojnë të jenë në qeli. Rast është edhe i zotit Meta. Nëse Gjykata e Apelit apo Gjykata e Lartë do shpreheshin ndryshe, do krijohej një precedent. 

Ndaj Veliajt janë ngritur katër akuza, korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë, pastrimi i parave, fshehje e pasurisë dhe futja e sendeve të paligjshme në paraburgim. 

Bashkëshortja e zotit Veliaj kishte ngritur disa OJF dhe kompani që ishin fiktive për të mbuluar aktivitetin korruptiv që vinin nga Bashkia Tiranë. Këta biznesmenë në këmbim të lejeve të ndërtimit, tenderave apo përfitimeve të tjera, dërgonin para në këto OJF. 

Për SPAK nuk ka dyshime që Veliaj i ka kryer këto vepra penale dhe për këtë arsye nga i dyshuar është marrë i pandehur. Janë 5-6 biznesmenë të përfshirë, njëri prej tyre është Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe tre biznesmenë të tjerë. 

Në këmbim të lejeve të ndërtimit apo tenderi nga Bashkia Tiranë, të cilat i ka në dorë titullari i institucionit ata kanë kaluar para te OJF-të dhe kompanitë e zonjës Xoxa dhe zonja Xoxa faturonte para në mënyrë fiktive. 

Është marrë i pandehur biznesmeni Elman Abule, Gentian Sula është paraqitur sot për tu njohur me akuzën e korrupsionit aktiv. 

Një biznesmeni tjetër i është komunikuar akuza po sot, por që në krye të herës u duk se nga mënyra si ishte qepur kjo dosje, SPAK ishte e bindur në veprimet penale që këta persona kishin kryer. 

Bëhet fjalë për 1 milion euro veshje dhe aksesorë të zonjës Xoxa dhe këto dyshohen të ardhura nga korrupsioni. Por duhet të verifikohet roli i zotit Veliaj në çështje më të mëdha korrupsioni se sa këto që janë ngritur. 

Akuzat që rëndojnë ndaj Veliaj janë të rëndë dhe rrezikon 12-15 vite burg, por jemi shumë herët, pasi nuk mund të merren akuzat një nga një dhe marzhi i dënimit mund të shkojë nga 5-7 vite. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy