Juristi që liroi kreun e “Bandës së Durrësit” është djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve të arrestuar për korrupsion

Juristi që liroi kreun e “Bandës së Durrësit” është djali i ish-nëndrejtorit të burgjeve të arrestuar për korrupsion

Kësaj i thonë bëj baba të të ngjaj. Lirimi i kreut të “Bandës së Durrësit”, Lul Berisha, solli edhe arrestimet e para, por ajo që bie në sy është se juristi i burgut të Durrësit, të cilin prokuroria e ka gjetur fajtor është djali i ish-nëndrejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labit.

Tedi Labi 24 vjeç me banim në Durrës, është shpallur në kërkim nga policia pasi sipas organit të akuzës ka falsifikuar dokumentet për lirimin e kreut të Bandës së Durrësit, Lulëzim Berishës. Edhe babai i tij, Iljazi, është i arrestuar më parë për korrupsion në tenderë. Iliaz Labi u arrestua në korrik me akuzëne korrupsionit pasiv.

Sipas Prokurorisë, Berisha duhej të kryente të paktën edhe 2 vjet e 7 muaj burg përpara se të përfitonte të drejtën për lirim me kusht. Po ashtu, me urdhër të prokurorisë sot u arrestua edhe drejtori i burgut të Durrësit, Astrit Kotaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë Kotaj ka llogaritur në mënyrë të kundraligjshme kohën e qëndrimit në burg të Lulzim Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy