
Një makinë tip Volswagen ka marrë flakë këtë mbrëmje në lagjen Karabash të Vlorës duke alarmuar autoritetet.
Kanë qenë banorët ata që kanë parë tymin që po dilte nga makina dhe kanë njoftuar zjarrfiksit të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Shkak i flakëve dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.



