
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Prush, Tiranë, ku një person dyshohet se është vetëvrarë me çifte.
Sipas informacionit të policisë, viktima është identifikuar me inicialet B. B., 63 vjeç, ndërsa ngjarja ka ndodhur në banesën e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 19.01.2023, në Prush, Gropaj, dyshohet se është vetëvrarë, me çifte, në banesën e tij, shtetasi B. B., 63 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



