Zjarr në një anije që po ngarkohej me skrap në Portin e Shëngjinit

Zjarr në një anije që po ngarkohej me skrap në Portin e Shëngjinit

 

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një anije që po ngarkohej me skrap në Portin e Shëngjinit.

 

Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një bombol e vogël që mund të ketë pasur sasi gazi brenda dhe që ka marrë flakë si pasojë e shkëndijave të krijuara gjatë ngarkimit të metaleve.

 

Falë angazhimit në kohë rekord të të gjitha strukturave zjarrfikëse të portit, shërbimeve të sigurisë, shërbimeve dispeçere dhe punonjësve të shërbimeve portuale, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit.

 

Drejtori i Portit të Shëngjinit, Andi Marku, ka konfirmuar se nuk ka asnjë problem dhe se puna vijon normalisht në port.

 

Nuk raportohet për të lënduar dhe nuk ka dëme të mëdha materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy