Goditet një grup kriminal që shiste droga të forta, në Berat, duke vënë në pranga tre persona.
Si rezultat i një hetimi të kryer për gjashtë muaj, u kurorëzua operacioni i koduar “Prova” gjatë të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në burg”, për S. S., 46 vjeç, A. A., 30 vjeç dhe T. B., 38 vjeç.
Ndërkohë u ekzekutua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, për shtetasin K. S., 18 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Çlirim”.
Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se katër të dyshuarit siguronin dhe shitnin në doza, lëndë narkotike, kryesisht kokainë, në lagje të ndryshme të qytetit.
Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre, si dhe në automjetin e 46-vjeçarit, u gjet sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.



