
Zbulohet në Rinas një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.
Uniformat blu në bashkëpunim shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Gjermani.
Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë në dalje të Shqipërisë dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar me nënshtetësi kanadeze A. Q., banues në Kanada.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.



