I sekuestrohet armë zjarri, krehër dhe municion luftarak/ Arrestohet 61-vjeçari në Vorë

I sekuestrohet armë zjarri, krehër dhe municion luftarak/ Arrestohet 61-vjeçari në Vorë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Hill".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D., 61 vjeç, banues në Vorë. 

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy