Policia e Krujës ka goditur dy raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Bilaj, në kuadër të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë fushë.
Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi P. Ç., 66 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e policisë duke ujitur 54 bimë të dyshuara narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.
Po në të njëjtën zonë, policia ka evidentuar edhe një tjetër rast kultivimi, për të cilin është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, Xh. Sh., 62 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin P. Sh., 82 vjeç, pasi nga një hetim i ndjekur me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, dyshohet se kishin kultivuar në 2 parcela, 50 bimë narkotike.
Punohet për kapjen e shtetasit Xh. Sh.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



