
Pasuri me vlerë 360 mijë euro janë vënë nën sekuestro në Vlorë, me dyshimin se janë vënë me burime të paligjshme. Sipas policisë, bëhet fjalë për pasurinë e shtetasit me inicialet J.J., pasi ai akuzohet si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale”.
Vendimi për sekuestron është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme:
2 apartamente banimi në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪2 ambiente shërbimi – dyqan, në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪2 vende parkimi në lagjen “Pavarësia” Vlorë
▪6 garazhe të ndryshme në lagjen “10 Korriku” Vlorë
▪1 automjet tip BMË.
Dyshohet se pasuritë e sekuestruara janë përfituar si pasojë e veprimtarive të shtetasit J.J në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Policia e Shtetit po vijon punën për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e aseteve që rrjedhin nga veprimtari kriminale.



