
Banesa e një çifti në fshatin Brataj në Selenicë është grabitur me dhunë nga një person i paidentifikuar.
Ka qënë gruaja ajoq ë ka bërë denoncimin duke treguar se hajduti i ka kanosur duke hyrë me dhunë dhe i ka vjedhur një shumë parash.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi: Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.



