
Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune , në aksin rrugor Fier-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 07:00, në Panaja, ku një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin K. H., 66 vjeç, është përplasur me një mjet tip “Toyota” me drejtuese shtetasen B. L., 34 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë 34-vjeçarja e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



