Trafik droge në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Trafik droge në Itali, arrestohet 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, në pranga është vënë edhe një tjetër shtetas, ndërsa operacioni është zhvilluar në zonën e Aquila-s.

Gjatë kontrollit në banesë, të arrestuarve iu gjetën 23 doza të vogla kokaine me një peshë prej 10 gramësh si dhe 5 pako kanabis me një peshë prej 450 gramësh. Kanë qenë fqinjët e të arrestuarve që kanë thërritur policinë duke u shprehur se në banesën e tyre kishte shumë hyrje-dalje nga persona të ndryshëm. Policia dërgoi në vendngjarje dy efektivë të veshur civilë të cilët qëndronin në hyrjen e pallatit. Ata vunë re se shumë persona hynin dhe dilnin nga ndërtesa dhe pasi pikasën apartamentin e trafikantëve, hynë dhe bënë të mundur arrestimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy