Mashtroi disa shtetas duke u premtuar kalim të mallrave pa doganë, në pranga 24-vjeçarja

Mashtroi disa shtetas duke u premtuar kalim të mallrave pa doganë, në pranga 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare me inicialet M. Ç., banuese në Tiranë, është shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

“Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare”, thuhet në njoftim.

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar "Bribery".

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Përvetësoi, nëpërmjet mashtrimit dhe dokumenteve të falsifikuara, shuma të konsiderueshme parash, vihet në pranga 24-vjeçarja.     

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Bribery".

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetases:

- M. Ç., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, me anë të ndikimit të paligjshëm, ka mashtruar persona të ndryshëm, duke iu premtuar kalimin e mallrave në doganë, pa kontroll doganor, kundrejt vlerave monetare.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy