
Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen "30 Vjetori” në Berat. Sipas burimeve nga policia, mësohet se bombola që ka shpërthyer ka qenë e një sasie prej 3 kilogramë, ndërsa ka shkaktuar flakë të mëdha në ballkonin e banesë.
Mësohet se në banesë jetonte i moshuari Hysni Gavelli,i cili ka qenë duke gatuar në momenti, që bombola ka shpërthyer në flakë. Menjëherë është njoftuar shërbimi i zjarrëfikëses, të cilët bënë të mundur shuarjen e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e tij në dhomat e tjera. Zjarrfikësit kanë nxjerrë jashtë pa lëndime shtetasin Hysni Gavellin, që jetonte i vetëm në këtë banesë.



