Lëvizte me pistoletë "Beretta" në qytet, prangoset 38-vjeçari në Vlorë

Lëvizte me pistoletë "Beretta" në qytet, prangoset 38-vjeçari në Vlorë

Një 38-vjeçar i identifikuar si Erjon Sejdini nga Tirana u arrestua në flagrancë në Vlorë teksa lëvizte i armatosur me pistoletë në qytet.

"Blutë" i kanë sekuestruar pistoletën "Beretta" që mbante me vete,  këllëfë për pistoletën dhe veshje kamuflazhi që iu gjetën në banesë, në Tiranë.

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mysafiri", kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Vlorë. Lëvizte në qytet, me këmbë, i armatosur me pistoletë, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari nga Tirana. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e llojit “Beretta” që mbante me vete, si dhe këllëfë për pistoletën dhe veshje kamuflazhi që iu gjetën në banesë, në Tiranë. Në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se në lagjen “Hajro Çakërri”, po lëvizte një shtetas i armatosur me pistoletë, i cili sapo kishte ardhur në qytetin e Vlorës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mysafiri", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -E. S., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën në një qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krëhër për pistoletën. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në lagjen “21 Dhjetori”, Tiranë, u gjetën 2 këllëfë pistolete dhe 1 veshje kamuflazhi, si ato ushtarake. Të gjitha sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy