Makina përplaset me murin në Tiranë, plagoset fëmija 2 vjeç

Makina përplaset me murin në Tiranë, plagoset fëmija 2 vjeç

Një fëmijë vetëm 2 vjeç, ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në periferi të Tiranës.

Në zonën e Bathores, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ishte pasagjer në mjet. I plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy