“Flash” në Durrës, 5 në pranga, kapen 70 kg marijuanë

“Flash” në Durrës, 5 në pranga, kapen 70 kg marijuanë

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Durrësit në kuadër të një operacioni të koduar “Flash”. Policia ka sekuestruar 70 kg marijuanë, e cila transportohej me dy makina, ndërsa një e tretë ishte në rolin e shoqërueses.

Siç njofton policia, agjentët e Antidrogës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë goditur një grup të rinjsh, të cilët në bashkëpunim më njëri-tjetrin transportonin lëndë narkotike nga njëri qytet i Shqipërisë në një tjetër.

 Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Pilo Zanaj, 34 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, i dënuar më parë për trafikim narkotikësh;

2. Besian Halka, 18 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë;

3. Xhevahir Mici 25 vjeç, banues në Mëzes, Tiranë;

 4. Islam Imeraj, 31 vjeç, banues në Babrru, Tiranë;

5. Armando Bardhi, 23 vjeç, banues te Fresku Tiranë.

Ata janë kapur në flagrancë duke transportuar nga qyteti i Vlorës për në Durrës, me automjetet tip Benz me targa AA 263 FD me drejtues shtetasin Pilo Zanaj dhe mjetin tip B.M.Ë me targa AA 823 AY me drejtues shtetasin Besian Halka, një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit marjuanë, e futur në 12 thasë me peshë rreth 70 kg.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale: • rreth70 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë; •automjetet tip Benz dhe BMW, të cilat shërbenin për transportimin e lëndës narktotike; • mjeti shoqërues tip Benz më targa AA 999 HP me drejtues shtetasin Armando Bardhi; •10 aparate telefoni celularë; • karta identiteti dhe pasaporta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy