
<p>Ekstradohet nga Kosova Arben Lamçja, i akuzuar nga SPAK se do siguronte kushtet për vrasjen e Nuredin Dumanit për llogari të Franc Çopjas.</p> <p>Lamçja është arrestuar pak kohë më parë në Kosovë, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg për disa vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje, organizatë kriminale, pastrim parash dhe kryerja e veprave në kuadër të organizatës kriminale dhe grupit të strukturuar.</p> <p>Lamçja është arrestuar dy javë më parë më Prishtinë, në lagjen “Emshir”, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.</p> <p> </p>



