Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia: Nuk u gjetën sende të jashtëligjshme

Qëlluan me armë zjarri nga jahti/ Shoqërohen katër persona. Policia: Nuk u gjetën sende të jashtëligjshme

Policia ka vijuar veprimet hetimore pas informacionit të marrë mbrëmjen e djeshme për dyshime se nga një mjet lundrues, në det përballë Palasës, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi, së bashku me grupet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, nisën operacionin për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit lundrues.

 

Pas ndjekjes nga deti dhe toka, jahti u ndalua në det, përballë Himarës. Në bord ndodheshin katër persona, të identifikuar si shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç, të cilët u shoqëruan për verifikim.

 

Gjatë kontrollit të kryer në ambientet e jahtit dhe ndaj personave që ndodheshin në bord, nuk u gjetën sende apo mjete të kundërligjshme.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijoi procedurat hetimore duke marrë deklarime nga personat që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe duke kryer ekspertime për përcaktimin e faktorëve që lidhen me dyshimet për qitjen.

 

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, verifikimin e informacionit të marrë dhe dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy