Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK ato që i konsideron “veprime arbitrare” të prokurores Esmeralda Keshi.
Kalaja kërkon rihapjen e dosjes “184” sepse sipas saj ka indicie të reja. Sipas Kalasë prokurorja është promovuar në shkelje të ligjit pasi mbylli këtë çështje.
“Sipas provave që paraqesim sot, ajo u promovua në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në kundërshtim me detyrën. Kemi argumentuar se ky promovim ka ardhur si pasojë e mbylljes së dosjes ‘184’ nga ministri Ulsi Manaja, Damian Gjiknuri, Arben Krashi, etj.. Po ashtu, kemi evidentuar sot para SPAK-ut edhe një element të rëndësishëm, që lidhet me të njëjtën prokurore, pasi dispozita ligjore në fuqi s’i lejon anëtarët e KLGJ-së dhe KLP-së të promovohen në prokurori më të larta për një periudhë 3-vjecare. Prokurore Esmeralda Keshi është promovuar nga Prokuroria e Dibrës, dhe është emëruar pranë Prokurorisë së Tiranës. Për t’i ardhur në ndihmë z. Dumani, në një CD të veçantë kemi vendosur të gjitha përgjigjet dhe argumentet ligjore në lidhje me këtë çështje. Meqenëse është ngritur një Task-Forcë për krimin zgjedhor, Kodi Penal e ka përcaktuar si ushtrohet ndikimi i paligjshëm lidhur me votën."



