
Katër turistë kanë mbetur të plagosur si pasojë e daljes nga rruga të një makine.
Rreth orës 10:10, në vendin e quajtur “Ujëvara e Borshit”, A. Sh., 71 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka manovruar gabim dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në oborrin e një banese.
Nga aksidenti janë dëmtuar katër shtetas të huaj të cilët udhëtonin me këtë automjet, të cilët u transportuan në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



