Parandalohet ngjarja kriminale në Elbasan, i riu dhunon dhe kanos prindërit me jetë

Parandalohet ngjarja kriminale në Elbasan, i riu dhunon dhe kanos prindërit me jetë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje në Elbasan, ku një i riu ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe i kanosi për jetën.

Shërbimet e policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar dhe kanosur për jetën familjarët e tij, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në fshatin Shushicë.

Shtetasi D. G., që kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, prindërit e tij, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të policisë, ka dalë nga banesa dhe ka mundur të largohet në një terren të vështirë malor, në fshat.

Shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit D. G.

Gjatë kontrollit në banesë, janë gjetur dhe sekuestruar:  1 armë zjarri, 2 pako me lëndë të dyshuar plasëse dinamit, 1 kapsolle detonatore dhe municion luftarak.

Aktualisht vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit, ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy