Një aksident ka ndodhur sot në mesditë para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i ministrisë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.

Ministri i Jashtëm, Ilgli Hasani, reagoi në rrjetet sociale përmes një postimi lidhur me ngjarjen.

Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës."