Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Prendi/ Pula: Dyshohet për tre autorë. Policia ka shoqëruar disa dëshmitar  

Ekzekutohet djali i ish-gjyqtarit Prendi/ Pula: Dyshohet për tre autorë. Policia ka shoqëruar disa dëshmitar  

Një tjetër ekzekutim tronditi Tiranën, ku 27- vjeçari Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi u vra me breshëri plumbash pak pas mesnate.

Siç raporton për “MCN live” gazetari Besmir Pula, Prendi ishte në një lokal me miqtë në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, ku u vra me armë zjarri silenciator sapo doli për të hipur në makinë.

Sipas burimeve policore, dyshohet për tre autorë të përfshirë në atentat.

Një ngjarje tjetër tronditi pak pas mesnate kryeqytetin me një tjetër atentat ndaj të riut Klaudio Prendi.

Burime të policisë na bëjnë me dije se autorët e atentatit dyshohet se ishin tre, shoferi, qitësi dhe një person që i ka ndihmuar për t'u larguar, të cilët kanë vëzhguar djalin e ish-gjyqtarit Prendi. Ata e kanë pritur të riun, që ishte në lokal me miqtë, derisa doli dhe në momentin që po hipte në makinën e tij e kanë qëlluar me silenciator. 27-vjeçari mori të paktën 5 plumba në trup, dy prej tyre në kokë dhe gjoks dhe shpatull, që ishin fatale. 

 Makina e autorëve ka ardhur nga zona e Freskut dhe pas vrasjes e kanë djegur ‘Audi'-n në zonën e Farkës. Pasi kanë qëlluar drejt të riut, shoferi dhe qitësi, janë larguar në drejtim të qendrës dhe mjeti duke u djegur në afërsi të liqenit të Farkës.

Grupi hetimor dyshoj se pas djegies ata janë larguar me një automjet tjetër dhe ende nuk është arritur të identifikohet mjeti tjetër që është larguar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar disa persona të cilëve u është marrë dëshmia lidhur me krimin, se faktin se si e kanë parë ata rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy