Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim. Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar bëri ndalimin e Agim Mbiarra, 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi akuzohet për “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kondrabandë” dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave që janë kontrabandë”.
Policia sqaron se kapja e këtij shtetasi u bë pasi “në kuadër të operacionit të koduar “Akciza”, për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, D.V.P. Shkodër e ka shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër më datë 30.10.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.



