Shpërndanin drogë në doza, arrestohen 3 persona në Kamëz

Shpërndanin drogë në doza, arrestohen 3 persona në Kamëz

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Kamzës, të akuzuar për shpërndarje droge në doza.

Efektivët e komisariatit Nr. 5, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të rastit.

Si rezultat i punës hetimore dhe i veprimeve të shpejta operacionale, u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me automjet, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, dhe u arrestuan E. H., 25 vjeç, I. H., 25 vjeç dhe S. M., 25 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve, kontrollit të automjetit dhe kontrollit në banesën e shtetasit E. H., u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis, gati për shitje, dhe një sasi municioni luftarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy