Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotme në Vlorë.
Si pasojë e një sherri me sende të forta mes fqinjëve ka mbetur një i vdekur.
Nga sherri ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur për arsye pronësie.
Njoftimi: Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen "11 Janari" Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.



