Një i ri është arrestuar nga policia e Gjirokastrës i dyshuar si autor i vjedhjes me dhunë i një lokali. Blutë kanë arrestuar Aleksandër Kolën, 21 vjeç, banues në Konispol të Sarandës.
Sipas policisë, 21-vjeçari ka vjedhur me dhunë në ambientet e lokalit të shtetases V.L., banuese në Gjirokastër, 55 000 lekë dhe një aparat celular të markës “Nokia”. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 19.03.2017, në lagjen “Palorto”.
Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua aparati celular dhe një sasi prej 24.000 lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Vjedhje me dhunë”



