
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më parë në Peqin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:03, në lagjen “Xhami, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet dy shtetasve, L.E., 50 vjeç dhe A.C., 40 vjeç dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia menjëherë pas marrjes së njoftimit ka shkuar në vendngjarje ku vijon dhe krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasve L.E., dhe A.C.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



