Referuar shifrës zyrtare të të paraburgosurve në vendin tonë, deri më 31 Janar 2025 rezultojnë se pas hekurave në pritje të një vendimi të drejtësisë janë 2744 persona.
Ata ndodhen të shpërndarë në të 16 IEVP në vend, ndërsa emisioni “FactCheck” nga përgjigja zyrtare e drejtorisë së burgjeve mëson se 123 të paraburgosur janë shtetas të huaj.
E përkthyer në %, rezulton se afro 5 % e të paraburgosurve në burgjet tona janë shtetas të huaj të cilët ardhur si turistë janë përfshirë në krime dhe sot presin një vendim.
Ndërsa të dënuar në IEVP e vendit ndodhen 1736 persona, 24 prej tyre rezultojnë me shtetësi të huaj.
Në përqindje rezulton se 1.4 % e të dënuarve janë shtetas të huaj dhe mes tyre 8 janë të dënuar për veprën penale të rëndë të vrasje nga dënime me 10 vite deri në burgim të përjetshëm.
Në shifrën prej 151 shtetas të huaj në total që mbahen të izoluar në vendin tonë nuk mungojnë edhe tre raste të shtrimit të detyrueshëm në regjim spitalor.
Të huaj në burgjet shqiptare
Totali 151 shtetas të huaj në burgje
123 të paraburgosur
24 të burgosur
3 me masë mjekësore
8 për veprën penale / vrasje



