
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mamurras ku një i mitur ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me korrentin.
Sipas burimeve policore dyshohet se shtetasi E. H., 17 vjeç aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij.
17-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore nga bluzat e bardha, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e plota të këtij rasti.



