Pjesë e organizatës kriminale të drogës, kapet në Durrës i kërkuari nga drejtësia spanjolle
Një person i akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, është vënë në prangat e policisë së Durrësit me qëllim ekstradimin,
Gjatë operacionit të koduar “Ghost”, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Ilirjan Mici, 28 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës.
28-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, sipas Kodit Penal të Spanjës.
Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim.
Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.



