Vodhi ‘Audin’ e parkuar, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kurbini

Vodhi ‘Audin’ e parkuar, vihet në pranga 35-vjeçari nga Kurbini

Një i ri me precedent penal të mëparshëm është arrestuar nga policia pasi ka vjedhur gjatë natës një automjet në Fushë Milot.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Ndjekja”.

Si rezultat u vu në pranga shtetasi Agustin Preçi, 35 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se gjatës natës, në Fushë Milot, ka vjedhur automjetin e një shtetasi, të cilin ky i fundit e kishte parkuar në afërsi të banesës së tij.

Nga verifikimet për këtë rast, ka rezultuar se 35-vjeçari ishte përsëritës për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjeve.

Shërbimet e Policisë, në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Ndjekja”, kanë lokalizuar dhe gjetur në fshatin Gorre, automjetin e vjedhur nga shtetasi A. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy