Mashtronte në rrjete sociale, mbi efektet e një kremi që prodhonte kundër rregullave, nën hetim e reja në Berat

Mashtronte në rrjete sociale, mbi efektet e një kremi që prodhonte kundër rregullave, nën hetim e reja në Berat

Një vajzë në Berat është proceduar penalisht pasi mashtronte në rrjete sociale, mbi efektet e një kremi që prodhonte kundër rregullave.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore-procedurale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Beratit, u mundësua identifikimi i mbajtëses së llogarive në Facebook dhe Instagram, nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, shtetases S. D., 30 vjeçe, banuese në fshatin Bilçë, për të cilën nisi procedimi penal, për veprat “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”.

 

Nga veprimet hetimore rezultoi se 30-vjeçarja, në banesën e marrë me qira, në fshatin Bilçë, përgatiste në mënyrë artizanale duke përzier vajra, në kundërshtimin me rregullat specifike për prodhimin/tregtimin e produkteve mjekësore/industriale, një krem, për të cilin mashtronte, duke reklamuar në rrjete sociale, se kishte efekte shëruese mbi sëmundje të lëkurës.

 

Produkti shitej brenda dhe jashtë vendit, nëpërmjet shërbimit postar privat, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy