Kamëz, një person merret peng pas një konflikti të çastit

Kamëz, një person merret peng pas një konflikti të çastit

Një person është marrë peng mesditën e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti të çastit, rreth orës 11:45, në rrugën “London”.

Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje është gjetur automjeti i personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy