Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës/ Policia arreston dy persona pas një viti

Vrasja e vëllezërve Haxhia në Durrës/ Policia arreston dy persona pas një viti

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit, si të lidhur me ekzekutimin e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia të vrarë në Durrës para një viti. Të arresuar janë Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Këta shtetas dyshohet se janë kontaktuar nga Nuredin Dumani, për të vrarë dy vëllezërit Haxhia në Shënavlash të Durrësit.

 Vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u vranë në 27 mars në Durrës, ku ranë pre e një prite nga Altin Ndoci dhe Klevis Alla, të dy të arrestuar dhe të dënuar me burg.

Autorët e krimit përdornin një makinë Toyota ngjyrë gri, ndërsa kanë goditur viktimat me kallashnikov, duke derdhur mbi ta 55 plumba.

Në trupat e dtë dy viktimave kishte dëmtime të shumta nga breshëria e plumbave, konkretisht Besmir Haxhia kishte 20 dëmtime në kokë dhe një plumb në trup, ndërsa vëllai i tij Viktor Haxhia kishte 18 dëmtime afër kokës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy