
Tre ditë pas protestës së opozitës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 prej protestuesve të arrestuar, ndërkohë 10 persona të tjerë kanë marrë masën detyrim paraqitjeje.
Nën masën arrest me burg u lanë: Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Ermir Bruka dhe Pal Daija.
Pas protestës së 16 marsit, policia procedoi penalisht 33 persona për dhunën e ushtruar përpara Parlamentit, mes të cilëve edhe Sekretarin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
Në kërkim vijojnë të jenë 7 persona që kanë qenë pjesë e protestës së të shtunës.
Gjatë protestës së opozitës më 16 mars pati edhe disa efektivë policie të lënduar si pasojë e hedhjes së gazit lotsjellës dhe përplasjes së tyre me qytetarët pjesëmarrës.



