
Një 43-vjeçar me inicialet S. O. pronar i një lokali në Fier, që kishte përshtatur ambientin për veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve, është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit. Ndërkohë në pranga ka rënë nj 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal, ndërsa ishte e punësuar si kamariere dhe banakiere.
“Në kuadër të operacionit të koduar "Drugs", është vënë në pranga një 42-vjeçare, që shiste drogën në lokal. Procedohet edhe një 30 vjeçar, kushëriri i pronarit të lokalit pasi gjatë kontrollit ju gjetën 13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambiente të ndryshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Drugs”, kanë vënë në pranga shtetasen M. K., 42 vjeçe, banuese në Fier.
E punësuar si kameriere dhe banakiere në një lokal në lagjen "1 Maji", Fier, kjo shtetase u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë dhe nga kontrolli fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. 42-vjeçarja u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike cannabis sativa që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pronari i lokalit, shtetasi S. O., 43 vjeç, banues në Fier".



