Itali, plagoset me thikë 47-vjeçari shqiptar

Itali, plagoset me thikë 47-vjeçari shqiptar

Një shtetas shqiptar është plagosur me thikëë pas një sherri me një shtetas Italian në qytetin Rivoltella di Desenzano, në Itali. Sipas mediave italiane, autori dyshohet se është një 50-vjeçar, person me precedent penal. Sherri ndodhi jashtë një lokali për motive banale. Pas konfliktit verbal, autori nxorri thikë dhe goditi 47-vjeçarin shqiptar.

Thika kishte prekur arterien në krahun e majtë. Për fat të mirë, në vendngjarje ishte i pranishëm edhe një mjek, i cili ndërhyri menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e gjakderdhjes së shqiptarit, deri sa aty mbërriti helikopteri i urgjencës dhe e transportoi 47-vjeçarin në spitalin e Breshias.

Ndërsa autori u largua nga vendngjarja dhe u arrestua disa orë më vonë. Ai ishte fshehur në banesën e një çifti me të cilët kishte njohje. Këta të fundit u proceduan penalisht në gjendje të lirë për përkrahjen e autorit të krimit. 50-vjeçari italian akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Atij iu sekuestrua edhe thika me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy