Monedha ari, pajisje metalkërkuese dhe 56 mijë euro, arrestohet një person në Berat

Monedha ari, pajisje metalkërkuese dhe 56 mijë euro, arrestohet një person në Berat

Sekuestrohen në Berat 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese, 56 650 euro që dyshohet se kanë burim veprimtari të kundërligjshme, 1 armë gjahu dhe municion për të, duke u vënë në pranga një person.

Si rezultat i hetimeve dhe kontrolleve intensive të kryera nga Policia e Beratit, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të implikuar në veprimtari të ndryshme kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Berat, goditën njëkohësisht paligjshmëri në disa fusha.

Për to u vu në pranga shtetasi D. V., 31 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e tij, shtetasin B. V., 56 vjeç, të dy banues në fshatin Kutalli.

Nga kontrollet, shërbimet e policisë gjetën në banesën e 31-vjeçarit, 5 monedha ari, një pajisje metalkërkuese dhe 56 650 euro që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari të kundërligjshme, ndërsa në banesën e 56-vjeçarit gjetën 1 armë gjahu dhe disa fishekë, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy