
Një person është vënë në prangat e policisë i akuzuar se ka përplasur me makinë për vdekje një këmbësor.
Si të dyshuar specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V., 69 vjeç, banues në Peshkopi.
69-vjeçari dyshohet se në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar.



