
Një makinë ka marrë flakë dhe është djegur. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë orëve të natës së kaluar në lagjen nr.5 në Kavajë.
Burime policore bëjnë me dije se makina rezulton të jetë në pronësi të 45-vjeçarit me inicialet SH.B., i cili e kishte parkuar në momentin kur mjeri ka marrë flakë.
Nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo të qëllimshme, ndërsa nga zjarri fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



