
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar lidhur me ngjarjen e 21 janarit për të cilën u shpreh se ajo është një krim shtetëror dhe se drejtësia duhet të hetojë për të vënë përgjegjësit përpara.
Ai tha se e gjithë çështja është realizuar në 7 sekonda, ndërsa theksoi se nuk kemi pasur në hetim për çfarë ka ndodhur në 21 janar por kemi pasur një përpjekje për ta mbyllur 21 janarit dhe për ta përdorur politikisht.
Në deklaratë në fakt është një regjistrim i cili ka të fiksuar komunikimin e drejtuesve të lartë ku dëgjohej vetëm struktura drejtuese. Ky regjistrim dhe në vendimin e parë është thënë se nuk ekziston është komunikim në radio, ndërkohë ky regjistrim tregoi se jo vetëm që ka punuar radio por dhe vrasjet janë bërë me urdhër. Tani në 7 sekonda ka ndodhur ajo. Problemi në këtë histori është se vjet e kam nxjerr këtë para 21 janarit dhe e keqpërdorën dhe çështja ka shkuar në hetim nga prokuroria e Tiranës.
Gjykata e Strasburgut e ka marrë parasysh dhe dëshmon se vendimi nr 100 për 21 janarit është një vendim i pabazuar në prova dhe fakte sepse nuk është vrasje nga plumba rikoshet por vrasje të bëra me urdhër nga njerëz të trajtuar nga shteti shqiptar me armë të shtetit. Ky si material su dorëzua origjinali sepse s’kishim besim që prokuroria do hetonte. Serveri është fshirë pasi është kopjuar materiali, nuk është se nuk ekziston dhe në rastin konkret ne i sollëm prokurorisë një fakt që ky material ekziston dhe ka dhe provën që ky vendim është i gabuar.
E gjithë ka ndodhur në 7 sekonda dhe pas 13 vitesh kjop ngjarje është akoma pa autor dhe ne merremi me predhën se kush gardistë e vrau. Kjo është një punë tjetër dhe vendimi i gjykatës së Strasburgut që u përdor këtë vit si një shpresë që ky është një krim shtetëror dhe duhet të jepet drejtësi.
Berisha ka fshehur provat, Rama e ka marrë zvarrë hetimin për ta përdorur politikisht. Nuk kemi pasur një hetim për çfarë ka ndodhur në 21 janar por kemi pasur një përpjekje për ta mbyllur 21 janarit dhe për ta përdorur politikisht. Kam vënë në dispozicion të gjithë tekstin e regjistrimit të zbardhur por origjinalin nuk e kemi dorëzuar sepse familja Nika nuk ka besim se do e zbardhë ngjarjen prokuroria. Tani duhet të bëhet drejtësi dhe dënohen personat.



