Trafik droge dhe vrasje, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 5 personave

Trafik droge dhe vrasje, OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 5 personave

Pesë personave në Tiranë dhe Durrës u është dërguar formulari i vetëdeklarimit të burimit të pasurisë nga Operacioni Forca e Ligjit.

Mes tyre është edhe biznesmeni Gentian Malindi i cili është nën hetim për sasinë prej 137 kilogramëve kokainë që pritej të mbërrinte në portin e Durrësit.

Konkretisht OFL ka kërkuar deklarim të pasurisë nga:

Akil Alushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Morel Kërtalli banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Enkel Kërtalli banues në Durrës, nën hetim për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Ilir Oshafi banues në Durrës, i dënuar në Itali me vendim të njohur nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim;

Gentian Malindi banues në Durrës, nën hetim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe ‘Grupi i strukturuar kriminal”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy