Ngacmoi seksualisht një të mitur/ Arrestohet 53-vjeçari në Dibër

Ngacmoi seksualisht një të mitur/ Arrestohet 53-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka vënë sot në pranga një 53-vjeçar pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Autoritetet nuk bëjnë me dije shumë detaje, por dyshohet se ka qenë 14-vjeçarja që ka bërë kallzim në polici.

53-vjeçari akuzohet për "marrëdhënie seksuale me të mitur".

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim, B.L., 53 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Materialet procedurale u referuan në  Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprën penale “Ngacmim seksual”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy