Shpërthim eksplozivi në një banesë në Kamëz

Shpërthim eksplozivi në një banesë në Kamëz

Një shpërthim në oborrin e një banese në Kamës ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku ka rezultuar se ka patur vetëm dëme materiale.

Sipas policisë ngjarja mësohet se ka ndodhur dje pas mesante, ku rreth orës 00:30, të datës 11.11.2016, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në banesën e shtetasit A. S., 42 vjeç, banues në Kamëz, ka patur një shpërthim.

Menjëherë janë dërguar shërbimet e policisë, ku ka rezultuar se në oborrin e banesës së këtij shtetasi, në një grumbull balte është konstatuar një gropë, e cila dyshohet të jetë krijuar si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të mundshëm dhe shkaqeve të këtij veprimi. 

Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 84 dhe 278/4 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy