Dy të moshuar i japin fund jetës me vetëvarje

Dy të moshuar i japin fund jetës me vetëvarje

Dy të moshuar një nga Librazhdi dhe tjetri nga Belshi i kanë dhënë fund jetës në mënyrë tragjike në orët e parë të mëngjesit të kësaj të marte.

Policia ka bërë me dije se një 73-vjeçar nga fshati Qukës Shkumbin është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga djali. Ndër të tjera mësohet se i moshuari vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 05:50, është gjendur nga djali i tij i vetëvarur në banesën pa shenja dhune shtetesi H.K., 73 vjeç,  banues në fshatin Qukës Shkumbin, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Gjithashtu një tjetër i moshuar, i cili jetonte i vetëm është gjetur i vetëvarur në banesën e tij në fshatin Rrenas, Belsh.

Më datë 20.07.2021, rreth orës 06:50, është gjendur i vetëvarur pranë banesës së tij pa shenja dhune shtetesi P.Q., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Rrenas, Belsh , i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy